Lezhë, Rama: Mbështetje për grumbullimin,
tharjen dhe përpunimin e gështenjës

Lezhë, Rama: Mbështetje për grumbullimin,<br />tharjen dhe përpunimin e gështenjës
LEZHE- Me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, me një fond prej 15 milionë lekë, në Balldren, qarku i Lezhës është ngritur një qendër e re, moderne, e grumbullimit dhe tharjes së gështenjave.
 
Kjo pikë grumbullimi, më e madhja në Europë për nga kapaciteti, krahas tregut europian ka zgjeruar hartën e eksportit të gështenjës shqiptare edhe në vende të tjera, si Japoni, Amerikë, etj.
 
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtoresha e AZHBR-së Suela Pola inspektuan këtë sipërmarrje dhe siguruan vijimin e mbështetjes deri në finalizimin e krijimit të ciklit të mbyllur, të grumbullimit, tharjes dhe përpunimit të gështenjës.
 
“Si rezultat i këtij investimi, këtë vit patëm edhe një shpërthim të eksportit të gështenjës, në vlerën 1 milionë e 300 mijë euro. Natyrisht, me potencial dyfishimi në të ardhmen e afërt. Ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi garanton tharjen bio të gështenjës, me dru, por vitin që vjen do ta mbyllim komplet ciklin edhe në impiantin e zhveshjes së gështenjës, duke rritur ndjeshëm vlerën e saj të eksportuar” – u shpreh ministri Panariti.
 
“Synimi ynë, - theksoi Drejtoresha e AZHBR-së, - është dyfishimi i masës së subvencionit dhe mbyllja e ciklit të prodhimit, me qëllim që mos të shërbejnë vetëm si lëndë e parë”.
 
Kryeministri Edi Rama ripërsëriti mbështetjen e Qeverisë ndaj projekteve të tilla në të gjithë vendin dhe nënvizoi se ky angazhim po shënon një kthesë të rëndësishme, nga bujqësia e mbijetesës, në bujqësinë e sipërmarrjes.
 
“Sot, këtu, kemi dëshmi konkrete se si nga hiçi, brenda 3 muajve, është ngritur një pikë ultramoderne dhe sesi një njeri i zakonshëm i këtij vendi jep një shembull të jashtëzakonshëm për mundësinë e jashtëzakonshme që ka vendi ynë që përmes ideve, përmes vullnetit dhe përmes bashkëpunimit me të tjerët, të kalosh nga parazitizmi dhe papunësia tek vetëpunësimi, dhe madje tek përfitimi i ndershëm. Ky është një shembull për të gjithë dhe këto janë shembuj për të gjithë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që ti japë çdo njeriu mundësinë që të ngrihet, të vetëpunësohet, të punësoje të tjetër, të vetëpasurohet dhe të ndërtojë mirëqenie. Ne do të vazhdojmë të mbështesim njerëz si zoti Mazreku, ne do të vazhdojmë të mbështesim njerëz të tillët që janë në të gjithë Shqipërinë, me projekte”.
 
Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi se me dyfishimin e skemës së financimit të këtyre projekteve do të kemi dyfishim të sipërmarrjeve në fshat dhe në të njëjtën kohë, do të rrisim punësimin dhe eksportin.
 
“Sot jemi dëshmitarë të një kthimi të rëndësishëm të faqes. Ne nuk jemi këtu për propagandë, por për të promovuar që përmes ekranit të gjithë ata që jetojnë në fshat të kuptojnë se rreth e rrotull tyre ka mundësi, ka pasuri, por kjo pasuri duhet nxjerrë përmes ideve, përmes projekteve, përmes bashkëpunimit dhe përmes punës, punës, punës, jo duke ndenjur e duke parë nga qielli e duke thënë s’po gjej dot një punë në shtet” – u shpreh KM Rama.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

U përfolën se ishin në prag divorci, ja urimi i ngrohtë i Jennifer-it për Ben Affleck

U përfolën se ishin në prag divorci, ja urimi i ngrohtë i Jennifer-it për Ben Affleck