LEZHE- Uji i pishjëm është një tjetër mungesë e këtij sezoni turistik në Shëngjin. Prej disa ditësh asnjë pikë ujë nuk rrjedh në zonën e Kunes, duke krijuar pakenaqësi tek pushuesit dhe turistët. Pavarësisht kësaj situate ende nuk ka asnjë reagim nga drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë, ndërsa pushuesit shprehin pakënaqësi lidhur me këtë situatë të krijuar prej disa ditësh.
Prej 5 ditësh ka mungesë totale të ujit të pishjëm në zonën e Kunes, ndërsa ky shërbim ofrohet vetëm në qendër të qytetit të Shëngjinit. Banorët kanë ngritur pretendimet e tyre se kjo situatë shkaktohet nga bizneset që ndodhen në qendër të Shëngjinit, të cilët kanë mbyllur rubinetin e tubacionit që furnizon këtë zonë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com