LEZHË - 15-familje të një lagjeje të fshatit Gryk Manati në Komunën e Kolshit në Lezhë janë izoluar plotësisht përshkak të shembjes së urës.

Prurjet e përroit nga reshjet e dendura të shiut 20 ditë më parë e shkatërruan plotësisht urën që ishte ndërtuar me kontributn e vetë banorëve, ndërsa askush nuk ka marrë asnjë masë për të ndërtuar një urë tjetër.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me qendrën e fshatit, ndërsa fëmijët e tyre nuk kanë mundësi që të frekuentojne shkollen prej 20 ditësh.
 
Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, pasi edhe tentativa për të kaluar lumin në këmbë është një rrezik që ju kanoset çdo ditë atyre.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)