Lezhë, spektakli i modës
prezantohen koleksionet verore

Lezhë, spektakli i modës<br />prezantohen koleksionet verore
LEZHE- Moda, stili dhe spektakli kanë shoqëruar mbrëmjen e qindra pushuesve dhe vizitorëve të qytetit të Lezhës. Stilistët e rinj kanë prezantuar koleksionet e tyre verore, ndërsa kanë tërhequr edhe vëmendjen e pushuesve.
 
Stilimet e reja janë ndjekur edhe nga drejtori i Përgjithshëm për Europën i “Euromod School”, Antoni Danone. Sipas tij, këto vajza kanë dëshirën dhe kapacitetin për të qenë pjesë e modës.
 
“Të them të vërtetën unë kam konstatuar vajza të mrekullueshme në Lezhë, mjaft inteligjente, e në këtë mënyrë mund të bëhen qendra e Shqipërisë në drejtim të modës”, tha Danone.
 
Të realizosh evenimente të këtij formati është e vështirë, por stilistja Lorena Malshi mendon se pas prezantimit të këtyre veshjeve vjen edhe lehtësimi. Ajo mendon se e ardhmja e tyre duket që në këtë fillim.
 
Aktiviteti i organizuar mbrëmjen e kaluar ka gjalleruar edhe më shumë jetën e natës në plazhin e Shëngjinit, duke tërhequr vëmendjen e qindra turistëve dhe pushuesve që kanë zgjedhur këtë zonë për të kaluar pushimet e tyre verore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri