Lezhë, të rinjtë çojnë CV-të tek 
deputetët, neglizhojnë Zyrën e Punës

Lezhë, të rinjtë çojnë CV-të tek <br />deputetët, neglizhojnë Zyrën e Punës
LEZHË - Kërkesat e lezhjanëve për punësim nuk i drejtohen më Zyrës së Punës, por zyrave të deputetëve të PS-së dhe LSI-së.
 
Janë më së shumti të rinj, ata që kanë depozituar CV-të e tyre pranë këtyre zyrave, duke kërkuar edhe takime direkte me deputetër.
 
Eglantina Mirashi, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë zyrave të LSI-së në Lezhë, shpjegon se pas identifikimit të problemeve në të gjithë qarkun, tani po punohet për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre.
 
Ermal Paci, koordinator i zyrës së deputeve të PS-së për qarkun e Lezhës pohon se punësimi i të rinjve është një ndër kërkesat kryesore drejtuar deputeteve.
 
Nga Zyra e Punës në Lezhë raportohet një papunesi në shifrat e 12.9 %-it dhe kryesisht, në radhët e të rinjve nga mosha 18 - 30 vjeç.
 
Këto shifra janë të bazuara vetëm në kërkesat e qytetarëve pranë kësaj zyre, ndërkohë që shumë prej të papunëve nuk i janë drejtuar asnjëherë kësaj zyre, duke bërë të mendosh se kjo shifër është akoma më e lartë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)  
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali