Tradita dhe kostumografia shqiptare e veriut në fotot e Marubit është prezantuar edhe në qytetin e Lezhës. Ekspozita e hapur në Galerinë e Arteve ka prezantuar për artdashësit lezhjanë magjinë e fotografisë së familjes Marubi për të kuptuar se që të jetosh të tashmen duhet të kuptosh mirë të shkuarën. Sipas kreut të bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, përtej impaktit që jep një ekspozitë pamore, ajo evokon vlerat e çmuara të vendit tonë.

Ekspozita me foto nga fototeka “Marubi” do të qëndrojë e hapur për 5 ditë në Galerinë e Arteve në Lezhë, ndërsa fton kryesisht emigrantët që të marrin me vete një pjesë të rëndësishme të kulturës kombëtare.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)