Lezhë, transportonte pacientin, ambulanca përplas kalimtarin 

Një person është përplasur nga automjeti i ambulancës pasditen e djeshme në qytetin e Lezhës. Nga burime zyrtare të policisë, mësohet se ambulanca po udhëtonte me shpejtësi për të transportuar një pacient të sëmurë drejt kryeqytetit. Policia ka bërë të ditur se aksidenti u shënua në afërsi të fshatit Rrilë, ku ambulanca përplasi një kalimtar në rrugë. Mësohet se i lënduar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u dërgua në spital. Raportohet se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë