Shkolla në qytetin e Lezhës do ta nisin vitin e ri shkollor duke zhvilluar mësim me dy turne pasi nuk ka ambiente të mjaftueshme. Kjo ka qenë edhe tema e debatit në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Lezhës. Sipas përfaqësuesve të partisë demokratike në këtë këshill kjo situatë është krijuar si pasojë e mos marrjes së masave nga bashkia dhe drejtoria arsimore.
 
Nënkryetari i këshillit Tonin Uldedaj ka tërhequr vëmendjen se rikonstruksioni i shkollave duhej të ishte kryer para fillimit të viti shkollor.
 
Ndërsa përfaqësuesit e Bashkisë Lezhë kanë pranuar situatën, por kanë argumentuar se gjithçka vjen si pasojë e vonesave të krijuara me tenderimin e këtyre objekteve.