Prodhuesit e gjelit të detit kanë marrë pjesë në një panair që zhvillohet për të tretin vit radhazi në Zadrimë të Lezhës duke synuar jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, kërkesë e cila është në rënie pasi është prekur edhe nga kriza ekonomike.
Fermerët i janë përmbajtur traditës, duke ekspozuar këtë produkt që është simboli i tryezës për çdo familje në natën e ndërrimit të viteve.
“Në të ardhmen mbështetja ndaj fermerëve të Zadrimës do jetë më e madhe” u shpreh Gjok Jaku, zv.ministri i Bujqësisë. Promovimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës së Zadrimës, është një mundësi për rritjen e prodhimit të tyre dhe lehtësi për sigurimin e tregjeve.
/Shqiptarja.com