LEZHE- Zyra e Shoqatës së të Verbërve në Lezhë është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke djegur një pjesë të dokumentacionit. Ngjarja është shënuar rreth mesditës të së premtes, ndërsa në zyrë nuk ka pasur asnjë punonjës gjatë momentit të ngjarjes. Zyra e cila ndodhet në katin e 4-t të një godine në qendër të Lezhës shkaktoi panik edhe tek punonjësit e zyrave të tjera të cilët janë evakuuar me shpejtësi.
Shefi i policisë Zjarrfikëse në Lezhë, Agostin Pepkolaj, thotë se, falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur që mos të digjeshin zyrat aty pranë.
Nga hetimet mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike për shkak të amortizimit të godinës ku ranë flakët.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com