Lezha bëhet me Teatër Kukullash 
rikthehet pas 30 vjetësh/FOTO 

Lezha bëhet me Teatër Kukullash <br />rikthehet pas 30 vjetësh/FOTO 
Kemi harruar që 25 apo 30 vjet më parë teatër kukullash nuk kishte vetëm Tirana, por kishin shumica e qyteteve kryesore të vendit.

Por këtë fakt nuk e kanë harruar ish aktorët e Lezhës që sot janë në pension. Ata dhe disa të rinj të apasionuar pas akrimit i kanë kthyer pas 30 vitesh mungesë Lezhës teatrin e kukullave. Lezha sapo është bërë me një teatër të ri për fëmijët që i celi dyert me premierën e "Kësulkuqes".

Gjatë shfaqjes salla u tejmbush nga fëmijët dhe të rriturit. Kurioziteti dhe gëzimi i tyre ishte i papërshkruar kur ata ndiqnin në skenë përrallën më të dashur të interpretuar nga aktorët profesionistë.

Shfaqjen e ka ndjekur edhe kreu i Bashkisë Fran Frrokaj. Pas premierës Frrokaj u shpreh se rikthimi i teatrit mbetet një nga investimet serioze të njësisë vendore që ai drejton dhe se ky është vetëm një fillim i përkujdesjes që do të ketë bashkia për fëmijet.

‘’Është një investim vërtët serioz, shpresoj që fëmijët tanë të rritet më ndryshe. Ky është një fillim i mbarë për bashkinë, gjithmonë fëmijët do të jetë në fokusin e bashkisë’’, u shpreh Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë Lezhë.
 
Pas gjithë këtij interesi të publikut dhe kureshtjes se madhe të fëmijëve pritet që në qytetin e Lezhës  të ketë shfaqje të tjera në ditët që do të vijnë.


  [gallery]20051[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dy palëshe dhe luftën ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dy palëshe dhe luftën ndaj terrorizmit