TIRANË, 16 Shtator /ATSH/- Në Memorialin e Skënderbeut në qytetin e Lezhës sot, ka nisur aktiviteti "Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore Veneciane të vendit tonë", një bashkëpunim mes ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkisë së qytetit, "Art Kontakt" dhe Fondacioni "Europa", ku marrin pjesë disa gazetarë nga mediat italiane, të cilët do të promovojnë edhe turizmin shqiptar.
Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit Adriatic "VeroTour-Rrugët venedikase: përmirësimi i një turizmi të qëndrueshëm multikulturor evropian", që synon promovimin dhe vlerësimin e një itinerari tematik ndër-shtetëror, që lidh sistemin e rrugëve detare, vendbanimeve, kështjellave, mureve mbrojtëse dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi, të cilët karakterizojnë lidhjet historike mes Venecias me qytetet dhe portet e Europës e Mesdheut.
Që nga Mesjeta dhe për gati 5 shekuj, këto rrugë tregtare lehtësuan shkëmbimet, ndikimet mes popujve dhe kulturave me rrugën e famshme të Mëndafshtë, që vinte nga Lindja e Largët, ku shenjat e ndërveprimeve të tilla janë të dukshme në shumë fusha të shoqërisë së sotme. Partnerët e sektorit publik-privat bashkëpunojnë për zhvillimin e produkteve turistike ndërkombëtare dhe bazat e qëndrueshme të këtyre rrugëve antike. Në projektin "Vero Tur" janë përfshirë institucione dhe sipërmarrje që operojnë në zonën Euro-Mesdhetare, me qëllim rritjen e dijeve të tyre dhe konkurrencës në tregun turistik europian.
Që nga muaji Qershor, në kuadër të finalizimit me sukses të projektit ka nisur një Tur turistik me varkë me vela, që nga Venecia, vijoi në Rajonet e Puglia-s, Korfuzit, ishujve të tjerë në Greqi për të vazhduar ndalesën në Shqipëri, Mal të Zi, në bregdetin e Kroacisë dhe për të përfunduar rrugëtimin në vijën bregdetare të Turqisë, në Tetor.
Varka zbarkoi dje në portin e Shëngjinit me praninë e partnerëve të projektit "VeroTour", si Zyra në Shqipëri e UNëTO (Organizata Botërore e Turizmit; Zyra e Shërbimit Turistik), Forumi i Dhomës së Tregtisë për Adriatikun dhe Jonin (Itali); Bashkia e Piran-it (Slloveni), Sistemi "Marco Polo" GEIE (Itali); Rajoni i Kretës (Greqi); Art Kontakt (Shqipëri), Bashkia e Palmanovës (Itali); Universiteti Ndërkombëtar i Venecias (Itali), Universiteti i Bilkent-it (Turqi), Mocha Tours (Turqi), Operatorët Turistikë Amatorë (Itali), Zyra e Turizmit në Pula (Kroaci) dhe Fondacioni "Europa" nga Shqipëria.
Pjesë e këtij turi, që po fokusohet në qytetet e Lezhës dhe Shkodrës, janë edhe gazetarë të njohur të mediave italiane, si Gianfranco Gatto nga "SkyTg24?, Curzio Petteno' i Rai TV, "Mediaset". Përvec projektit "VeroTour" me trashëgiminë kulturore venedikase të përbashkët me këto vënde, gazetarët italianë do të promovojnë vlerat e turizmit kulturor të Shqipërisë përmes artikujve dhe reportazheve në disa media në Evropë./n.m//m.m/
/Shqiptarja.com