Edhe pse shumë pranë qendrës së qytetit Lezhës, rruga që të çon për në lagjen pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit është tërësisht e shkatërruar.
Ky segment rrugor i cili është më pak se 500 metra ka degraduar plotësisht. Mjaftojne pak reshje shiu që rruga të bëhet e pakalueshme nga gropat dhe balta, duke izoluar me dhjetra familje në dy anet e sajë.
Fëmijet janë ata që përballen më shumë me veshtirësit e rrugës pasi çdo ditë u duhet të shkojnë në shkollë dhe shpep rruga bëhet e pakalueshme. Banoret thonë se kjo problematike vijon prej shumë vitesh, Bashkia është në dijeni të kësaj situte por nuk ndërhyn.
“Ka shumë vite që vazhdon gjendja kështu, mund ta shikon edhe vetë situatën.
Kemi fëmijë, kemi edhe të sëmurë, rruga mbushet me uji, duhet patjetër ti marrim me makinë ose në krahë,” shprehet një banorë që udhëtonte me makinë.
“Më problem të madh se kjo rrugë nuk ka asgjë tjetër, 100 herë është bërë problem te bashkia, por bashkia nuk e vë ujin në zjarr, nuk ndreq dot punët e veta e jo të popullit. Ne nuk guxojmë të dalim me këpuc, përveçse me çizme.
Për fëmijët është problem, nuk mund të shkojnë në shkollë, edhe për të sëmurët është problem të ikin në spital” tregon një banor i Lezhës.
“Fëmijët mund ti çojmë në shkollë vetëm nëse u veshim çizme e të shoqëruar çdo ditë, ndryshe është e pamundur. Sezoni i dimrit është problem për shkak të ujit, baltës dhe gropave.
Është për faqe të zezë, lagja Besëlidhja që lidhet me rrugët e qytetit, problemi është ngritur një milion herë, se çfarë kanë bërë shikojeni vet,” shpjegon një banor.
Bashkia Lezhë justifohet më faktin se nuk ka fonde për të ndërhyre në rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.
Në këto kushte banoret e kësaj lagje duhet të marrin masa që të lëvizin me çizme, pasi zgjidhje e këtij problemi duke enede shumë larg.
[gallery]24640[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/D.C/shqiptarja.com

VIDEO










