LEZHE- Veshur me kostume popullore, nxenesit prezantuan ne panair botime me thënie popullore, proverba, lojëra popullore dhe elementë të jetës së dikurshme, duke dëshmuar përkushtim në ruajtjen e trashëgimisë.
Panairi “Mençuria Popullore” qe u mbajt ne qytetin e Lezhes u vlerësua si një mënyrë e rëndësishme për të afruar të rinjtë me kulturën dhe historinë e vendit.
“Nxënës nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar sollën më të bukurën e traditës dhe kulturës shqiptare. Përmes botimeve me thënie popullore, lojërave tradicionale dhe kreativitetit, ata dëshmuan vlerat që trashëgohen brez pas brezi. Ky aktivitet përforcon rolin e arsimit dhe programit ‘Pas Shkolle’ në kultivimin e identitetit kombëtar dhe vlerave qytetare”, Herida Duro, zv/ministre e Arsimit.
Në kuadër të këtij projekti, zyrat arsimore te qarqeve Lezhe, Shkoder e Kukes kanë përgatitur nga një libër mbi traditat e zakonet e zonave respektive.
Komente





