Muzikë, buzëqeshje dhe entuziazëm. Në këtë mënyrë u përcoll edicioni i gjashtë i “Country Fest” në Lezhë, një event muzikor me protagonist fëmijët.

Talentet e vegjël kthyen në vëmendje artin dhe muzikën country duke krijuar një atmosferë argëtuese jo vetëm për protagonistët, por edhe për vetë pjesëmarrësit që e ndoqën nga afër.

“Country Fest sjell atmosferën e fshatit në qytet, ndaj dhe fëmijët duhet të duan sa më shumë fshatin, tha përgjegjësia e Qendrës Kulturore “Gjergj Lacaj” në Lezhë, Mimoza Xhafa.

Me një ansambël atmosfere ngjyrash, skenografie dhe veshjet e fëmijëve koncerti “Country Fest" zgjati për rreth 1 orë duke i dhënë qytetit mjaft gjallëri në këto ditë të nxehta të korrikut.