LEZHË - Linja 220 kV Tiranë-Vau i Dejës ka pësuar avari, pasi njera fazë e saj ka rënë duke dëmtuar linjën elektrike që furnizon me energji qytetin e Lezhës. Që prej orës 21.00 të natës së mbrëmshme, i gjithë qyteti ka qënë në errësirë, ndërsa fatmirësisht rënia e kavos në një zonë të banuar nuk ka shkaktuar dëme. Menjëherë në terren kanë mbërritur inxhinierët e OST-së, që kanë ndërhyrë për të riparuar dëmin dhe për të rikthyer energjinë e munguar në qytetin e Lezhës
Drejtues të OST-së kanë bërë të ditur se rënia e njerës prej fazave të linjës së lartë Tiranë-Vai i Dejës nuk është shoqëruar me ndërprerje masive të energjisë, ndërsa kanë deklaruar se është punuar intensivisht për të normalizuar situatën.
Vendosja në funksion të plotë dhe sigurimi i kavos i ka hapur rrugë ndërhyrjes nga ndërmarrja elektrike e Lezhës për të rikthyer sërish energjinë në Lezhë. Linja e tensionit të lartë 220 kV Tiranë - Vau i Dejës përshkon mes për mes pjesën lindore të Lezhës dhe konsiderohet mjaft e rrezikshme, kjo për shkak se poshtë saj janë vendosur ndërtime të shumta si nga familjarët ashtu edhe nga sektori privat.
Rënia e njerës prej fazave të tensionit të lartë u shoqërua me panik tek qytetarët, kjo për shkak të rrezikshmërisë që paraqitej, por që u normalizua shumë shpejt nga punonjësit e OST-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com