Lezha dhe fshatrat rreth saj kanë ndenjur pa drita prej rreth 6 orësh, ku për shkak të një defekti në linjën e tensionit 110kV Bushat 2 – Lezhë, energjia u shkëput në orën 03.00 të mëngjesit.

Pas rregullimit të defektit energjia është rikthyer në orën 08.22 në të gjithë rajonin.

Ndërsa avari ka ende në nënstacionin Bushat i Vjetër, ku pa energji janë disa zona të Bushatit  në Shkodër.