Krujë, qyteti simbol i rezistencës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, Biblioteka Kombëtare, Muzeu Kombëtar dhe Bashkia organizuan një aktivitet kulturor-edukativ kushtuar figurës së tij.

Në qendër të aktivitetit ishte ekspozita me botime të rralla, dorëshkrime dhe materiale muzeale që sjellin dëshmi mbi jetën dhe veprën e heroit kombëtar.

 “Kemi ardhur për të prezantuar koleksione me të cilat krenohet Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, libra që flasin për jetën e heroit tonë kombëtar që prej viteve 1500. T’u tregojmë të rinjve dhe vizitorëve se ky hero nuk i përket vetëm Shqipërisë, por njihet ndërkombëtarisht”, tha Majlinda Toçi, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare

“Është muzeu më i vizituar në të gjithë vendin dhe padyshim më i dashuri për shqiptarët. Figura e Skënderbeut mbetet ndër më të rëndësishmet në historinë botërore të shekullit XV”, shtoi Medi Hafizi, drejtor i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ndërkohë, në Lezhë, qytetin e Besëlidhjes dhe vendit ku prehet heroi kombëtar u mbajt një ceremoni përkujtimore pranë Memorialit.

Në aktivitet morën pjese shqiptarë nga trevat shqipfolëse, përfaqësues të pushtetit lokal dhe anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot përulemi me krenari dhe respekt para figurës së Skënderbeut. Ishte pikërisht këtu ku të gjithë princat shqiptarë u bashkuan nën udhëheqjen e Skënderbeut duke krijuar një aleancë që do të shënonte fillimin e një qëndrese të lavdishme për liri”, tha Eueda Molla.

 “Ky vend ku jemi sot është simboli i qëndresës, në përballimin e stuhve që ka kapluar vendin tonë ndër vite. Tregoi se ishte një luftëtar i paepur për liri dhe diplomat vizionar”, tha Taulant Malshi, prefekt i qarkut Lezhë.

621 vite pas lindjes, Gjergj Kastriot Skënderbeu vijon të mbetet figura kryesore që mishëron rezistencën, unitetin dhe identitetin tone kombëtar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Krujë/ 621-vjetori i lindjes së Heroit Kombëtar, Biblioteka Kombëtare aktivitetet në Muzeun Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Bashkinë Krujë, organizuan një aktivitet kulturor-edukativ në nder të figurës që formësoi identitetin tonë kombëtar.

 “Kemi ardhur për të prezantuar koleksione që mburret dhe krenohet Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, librat që flasin për jetën e heroit tonë kombëtar prej viteve 1500. T’i tregojmë të rinjve dhe vizitorëve të këtij muzeu se ky hero nuk na përket ne por njihet ndërkombëtarisht”, tha Majlinda Toçi, drejtoresha e bibliotekës kombëtare.

Ndërkohë Medi Hafizi drejtor i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha se ky muze është më i vizituari në të gjithë vendin. Ai theksoi gjithashtu se ky muze është edhe më i dashuri për të gjithë popullin.

“Është muzeu më vizituar në të gjithë vendin dhe padyshim muzeu më i dashur për të gjithë shqiptarët. Figura e Skënderbeut është nga më të rëndësishmet në historinë botërore të shekullit XV dhe i dyti person në botë që janë shkruar më shumë vepra”, tha Medi Hafizi drejtor i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Xh.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Maj, 22:10

    Si ju duket rizgjedhja e Berishës në krye të PD pa garë?