82-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë u përkujtua edhe në Lezhë. Në nderim të kësaj ngjarjeje historike, veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve vendore dhe deputetë të Partisë Socialiste zhvilluan homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe sekretari i Organizatës së Veteranëve, Vat Gjelaj, sollën në kujtesë sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Lezhë nuk pati përfaqësues të opozitës në qytet, per nderimin dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)