Lezha solli në vëmendje figurën e poetit mbarëkombëtar At Gjergj Fishta. Në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, u organizua një veprimtari kulturore në qendrën muzeale kushtuar poetit, në fshatin Fishtë.
Në këtë aktivitet morën pjesë klerikë, historianë, studiues, botues, si dhe pasardhës të At Gjergj Fishtës. Gjatë fjalëve përshëndetëse, të pranishmit vlerësuan kontributin e jashtëzakonshëm të At Gjergj Fishtës për gjuhën shqipe, letërsinë dhe kulturën kombëtare, si dhe rolin e tij në jetën shpirtërore dhe shoqërore të vendit.
Veprimtaria përkujtimore u shoqërua me recitime poetike dhe këngë që lidhen me jetën dhe veprën e At Gjergj Fishtës, duke rikujtuar trashëgiminë e çmuar që ai i ka lënë kulturës shqiptare.
Komente






