LEZHE- Lezha rrezikon të përmbytet sërish këtë dimër, pasi gjatë viteve të fundit nuk është bërë asnjë investim përsa i përket parandalimit të tyre.
Shqetësimi është ngritur nga prefekti i qarkut Lezhë Ndrecë Dedaj , i cili në një mbledhje të përbashkët me Shtabin e Emergjencave i kërkoi institucioneve vendore të hartojnë planin e masave për përballimin e emergjencave.
Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në prefekturën e Lezhës, drejtuesit lokalë kanë paraqitur një sërë problematikash.
Prefekti i Lezhës kërkoi që këto problematika të depozitohen me shkrim, në mënyrë që të hartohet një plan masash, si edhe të kërkohet ndërhyrja e qeverisë për të zgjidhur këto probleme.
FIER, MASA KUNDER PERMBYTJEVE
Edhe prefekti i qarkut të Fierit, Xhevit Bushaj, në kuadër të planit të masave kundër përmbytjeve, ka inspektuar lumenjtë e këtij rrethi.
Bushi një fjalën e tij u ndal tek nevoja për investime në argjinatuara dhe në shtratin e këtyre lumejve, me qëllim që në periudha reshjesh, këto lumenj të mos shndërrohen në burim përmbytjesh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com