Lezhe- Dy bashkëfshatarë janë përplasur fizikisht në fshatin Zejmen të Lezhës për shkak të një konflikti për pronën.
Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi Hil Plepi ka goditur me mjet prerës shtetasin Gjon Kola të dy banues në Zejmen.
I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.