Lezhë, 2 prindër invalidë mbajnë
5 vetë me borxhe dhe kemp

Lezhë, 2 prindër invalidë mbajnë<br />5 vetë me borxhe dhe kemp
LEZHË - Nuk janë si të tjerët, pasi kushtet e jetesës nuk ua mundësojnë diçka të tillë, e ndërsa çdo ditë duhet të mendojnë si të sigurojnë bukën e gojës.

Familja prej 5 anëtarësh e Ylli Çupit në fshatin Torovicë të Lezhës përballet me vështirësi që shkaktohen nga invaliditeti i dy bashkëshorteve dhe mosha e vogël e fëmijëve të tyre.
ylli cupi
E ardhura e vetme e kësaj familjeje është 9 mijë lekë të siguruara nga kempi, por që s’mund të mjaftojnë për të mbajtur një familje me 5 persona. Ylli Çupi ndjehet në vështirësi kur duhet të prezantojë situatën e tij, por nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.
ylli cupi
(Në foto: Babai i familjes, Ylli Çupi dhe fëmijët e tij).

Toka që disponon nuk siguron përditshmërinë e bukës, kjo për shkak se ajo përmbytet gjatë dimrit.
ylli cupi
(Në foto: Pamje nga kushtet e jetesës në banesën e familjes Çupi).

Borxh për të ngrënë, borxh për ilaçe dhe mjekime në spital, borxh që fëmijët të ndjekin shkollën dhe kjo e përditshme e kësaj familjeje nuk ka fund.
ylli cupi
(Në foto: Nëna e familjes Çupi në të ashtuquajturën kuzhinë të banesës).

Familja bën apel për ndihmë tek instancat shtetërore për hir të tre fëmijëve të tyre, pasi pamundësia për të punuar po ua bën jetën të pamundur.
ylli cupi
(Në foto: Babai, Ylli Çupi me të birin në banesë).

E megjithatë, fëmijët e familjes nuk kanë humbur dashurinë për të mësuar...
ylli cupi
(Në foto: Djali i vogël i familjes, duke bërë detyrat e shkollës).

Kryetari i komunës Balldre, Zef Doçi shprehet për "Shqiptarja.com" se brenda muajit dhjetor komuna do të miratojë 1 milion lekë të reja për të rregulluar banesën e familjes Çupi.

ylli cupi
(Në foto: Pamja ballore e shtëpisë së familjes Çupi).

Pavarësisht se komuna deri tani e ka ndihmuar me sa ka mundur këtë familje, kryetari i komunës Doçi e ka quajtur të pamundur për fondet e komunës një mbështetje ekonomike për jetën dhe ushqimin e tyre të përditshëm.

ylli cupi
Por ka vënë në dispozicion numrin e tij të telefonit, pasi vetë familja Çupi nuk ka asnjëlloj telefoni, për këdo që dëshiron ta ndihmojë këtë familje:

Nr. tel: 0684048442  - Zef Doçi, kryetar i komunës Balldre

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve