LEZHË - Kanceri i gjirit vijon të mbetet një sëmundje që po merr përmasa të frikshme në Lezhë. 20 raste të reja me këtë sëmundje janë shfaqur vetem gjatë këtij viti.
Ndërsa grupmoshat e prekura janë nga 40 deri në 60 vjeç. Të dhënat janë bërë publike nga mjekja Onkologe Bardha Gjoni, sipas të cilës është mjaft e nevojshme sensibizilimi i femrave për të kryer kontrolle, pasi nëse kapet në kohë sëmundja mund të shërohet.
Sensibilizimi është mjaft i rëndësishëm për arsye se kanceri i gjirit, si shumë kancera të tjerë, nëse zbulohet në kohë, është plotësisht i kurueshëm. Kjo është edhe në arsye e madhe pse i është kushtuar një muaj sensibilizimit në opinion për ekzaminim të hershëm. Vizita te mjeku është mjaft e rëndësishme pasi përcakton edhe ekzaminimet për të cilat ka nevojë pacienti.
Bardha Gjoni, mjeke onkologe
Muaji tetor në Lezhë po shoqerohet me një sërë aktivitetesh sensibilizuese kunder kancerit të gjirit, ndërsa po zhvillohen dhe kontrolle falas të gjirit për grate dhe vajzat.