Lezhë,23 të diagnostikuar me kancer
gjiri, rastet janë të moshës 20-30 vjeç

Lezhë,23 të diagnostikuar me kancer<br />gjiri, rastet janë të moshës 20-30 vjeç
Gjatë vitit 2016 janë evidentuar 23 raste të reja të grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancer gjiri në qarkun e Lezhës.

Shifrat alarmante janë bërë publike gjatë një aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit.

Sipas mjekes Bardha Gjoni, tronditës është fakti se kjo sëmundje ka prekur dhe moshat e reja, pasi 1/5 e rasteve janë të moshës 20-30 vjeç.

‘’Numri i rasteve të reja me kancer gjiri në qarkun e Lezhës ndër vite është rritur. Ndërsa 2-3 vitet e fundit, është një numër stabël, rreth 23 raste në vit. Ajo çfarë kontatoj është rritja e moshave të reja të diagnostifikuara me kancer. Rreth 1/5 e këtyre rastë, janë të moshës 20-30 vjeç’’, është shprehur Bardha GJONI, mjeke. 

 Për të kryer ekzaminimin e kësaj sëmundje pacientet, duhet t’i drejtohen Tiranës apo Shkodrës, pasi në Lezhë vijon të mungojë mamografia.

Pavarësisht të dhënave zyrtare, numri i personave te prekur nga kanceri i gjirit mendohet të jetë me i larte për shkak se në zonat rurale ndërgjegjsëimi i grave dhe vajzave për rrezikun e kësaj sëmundjeje është mjaft i ulët.

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme, mjekë dhe nxënës të shkollave u bënë pjesë e një marshimi sensibilizes në luftën ndaj kancerit të gjirit.

lezhe kanceri gjirit

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)