Pas nje aksidenti automobilistik te ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, jane plagosur rende tre shtetas.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Shkodër bënë të ditur për ATSH-në se aksidenti ka ndodhur pranë karburantit në hyrje të Milotit, ku autovetura e markes Ford Fokus me targa AA 143 IP, drejtuar nga shtetasi Ndrec Ndreca, 39 vjeç,  banues në lagjen nr.3 të qytetit te Laçit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë janë plagosur tre shtetas, të cilët pas ndihmes parë në spitalin e Laçit janë derguar në Qendrën Kombëtare të Traumave Tiranë.

Grupi hetimor i mbërritur në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. /ATSH/