Lezhë/ 30-vjetori i entit botues 'Fishta', Frano Kulli: Botuam të parët kolanën e veprës së At Gjergj Fishtës

Ishte viti 1994 kur në një godinë të braktisur në Lezhë do të hapej shtypshkronja e parë me emrin e atij që mund ta cilësojmë si Homeri shqiptar, Gjergj Fishta.

Këtë nismë e ndërmori Frano Kulli, një njeri i apasionuar pas letrave me qëllim nxjerrjen në dritë të veprave të At Gjergj Fishtës. Rrugëtimi 30-vjeçar i botimeve Fishta u prezantuan përmes një veprimtarie të gjerë të organizuar në Lezhë, ku ishin të pranishëm njerëz të letrave dhe kulturës, zyrtarë vendorë dhe qytetarë.

“Fillesa jonë 30 vjet më parë lidhet me emrin e poetit kombëtar Gjergj Fishta. Përpjekja për ta nxjerrë atë nga terri në fillim të viteve ’90-të të shekullit që shkoi, sidomos veprën e tij. Dhe kjo ka qenë përpjekja e asaj ç'ka me gjithë shpirt ne kemi dashur të bëjmë e ç’ka kemi mundur të bëjmë në këta 30 vjet. Jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim në rend të parë kolanën e veprës së tij e shumëçka tjetër përndritëse përreth saj. Të vetëdijshëm që nuk kemi bërë gjithë sa kemi dashur të bëjmë, por të bindur se ato gjëra të vogla i kemi bërë me dashuri të madhe siç kishte porositur shenjtja jonë Nënë Tereza”, tha Frano Kulli, botues i Entit "Gjergj Fishta"

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe artistë vlerësuan kontributin e botuesit Frano Kulli në këtë rrugëtim.

“Një njeri që ka kontribute të jashtëzakonshme në këtë përvjetor të një shtëpie botuese, që e ka ndërtuar vetë vit pas viti e kohë pas kohe, në vështirësi dhe ka arritur që Fishtën, simbol të letërsisë botërore, se shqiptare nuk diskutohet ta çojë në çdo shtëpi”, tha ai.

Ndërsa shkrimtari Stefan Çapaliku u shpreh se “botimi nuk është thjesht një biznes. Është një pasion, madje është mision. Janë të rrallë ata njerëz që mund të merrën me një biznes tjetër qe mund të dalë me më shumë fitim, dhe bjerrin ditën në libra”

“Konsiderohemi fatlumë për zgjedhjen që Frano Kulli bëri që për Fishtën, Lezha të ishte streha e tij e përhershme”, tha piktori Pashk Përvathi.   

Përgjatë 30 viteve, Enti i botimeve “Gjergj Fishta” ka botuar dhjetëra vepra letrare të autorëve shqiptarë e të huaj, mes të cilave dhe veprat e plota të At Gjergj Fishtës dhe Ndre Mjedës. Ky aktivitet erdhi në kuadër të veprimtarive të organizuara në Lezhë për 153-vjetorin e lindjes së Fishtës, ndërsa u mbyll me një koncert vokal dhe instrumental të grupit "Sounds from Shkodra".

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë