Dy grabitje me armë u shënuan mbrëmjen e së premtes në Tiranë dhe Lezhë, ndërsa autorët mundën të marrin nga një supermarket dhe një kazino sasi të konsiderueshme parash.
Të premten në mbrëmje rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Laç- Lezhë, pesë persona të armatosur dhe të veshur me uniforma të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, sulmuan një supermarket duke marrë prej arkës së tij një sasi prej rreth 2 milionë lekë.
Ngjarja ndodhi kur në market ishin vetëm punonjësit, të cilët u kërcënuan me armë. Autorët sipas burimeve të policisë kanë qenë me armë të tipit shotgan e me pistoleta.
Për të marrë sa më shumë produkte, agresorët detyruan punonjësit të ngarkonin edhe steka me cigare në veturën e tyre. Pas krimit, grabitësit u larguar me një automjet tip Volkswagen.
Dega e Partisë Demokratike në Lezhë deklaroi se kjo tregon gjendjen e rendit dhe të sigurisë në Shqipëri, përkundër deklaratave të ministrit Tahiri në analizën vjetore të policisë.
Ndërkaq rreth orës 20:00 të së premtes, një kazino në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë u sulmua nga dy persona të armatosur. Autorët mundën të marrin nga kazinoja një shumë prej 150 mijë lekë të cilat ishin pjesë e xhiros së turnit të kazinosë.
Sipas dëshmisë së punonjësve autorët kishin hyrë në mënyrë të menjëhershme në kazino dhe iu drejtuan armën, duke i kërkuar paratë.
Policia mori dëshmitë e punonjësve si dhe të kamerave të sigurisë, por autorët ende nuk janë identifikuar.
Foto - Grabitja ne Lezhe

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO