LEZHE - Familjarët e 46 vjeçares së gjetur e vdekur në bodrumin e një pallati në Lezhë akuzojnë policinë e Lezhës se ka trilluar ngjarjen duke fshehur të vërtetën. Familjarët, kanë deklaruar se ajo ka humbur jetën mëngjesin e së dielës dhe nuk është e vërtetë që trupi i saj ka qenë i dekompozuar për shkak se ka humbur jetën kohë më parë.
Bashkëshorti i viktimës Ndue Basha ka reaguar ashpër duke hedhur një lumë akuzash ndaj bluve të Lezhës, që sipas tij nuk ka ndaluar akoma personin përgjegjës të kësaj tragjedie. Sipas tij në pallatin ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur siguri teknike. Ai ka kërkuar që të zbardhet e vërteta e ngjarjes dhe të vendoset drejtësia në vend, pasi në të kundërt do të jetë i detyruar që të bëjë vetëgjyqësi.
“Deklarata e policisë që ka thënë se ka vdekur përpara, ajo nuk qëndron. Është një e pavërtet e madhe, një mashtrim. Pas këtij veprimi të policisë qëndron administratori i kësaj pune sepse ai mund të ketë paguar për këtë punë sepse do të mbylli punët e veta, ai është fajtor për këtë ngjarje. Po nuk e zgjidhi shtetit do ta zgjidh vetë me vetëgjyqësi.” u shpreh Ndue Basha

(Në foto: Bashkëshorti i 46 vjeçare, Ndue Basha)
Nga ana tjetër edhe vetë fqinjët e viktimës kanë deklaruar se e kanë parë viktimën mëngjesin e së dielës dhe se nuk është e vërtetë se ajo të ketë humbur jetën kohë më parë.
“Një ditë përpara komshia ka kaluar me një karrocë përballë dyqanit dhe nuk është e vërtet kjo që thonë se ka vdekur para 72 orësh, 2 muajsh, këto janë mashtrime.” shprehet Mark Mhilli fqinj i viktimës
Trupi i pajetë i 46-vjeçares Lula Basha u gjet mëngjesin e së dielës në bodrumin e një pallati në Lezhë, ndërsa në njoftimin e policisë u bë e ditur se trupi i saj ishte dekompozuar, pasi kishte humbur jetën kohë më parë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore ngjarja u vlerësua si aksidentale, pasi 46-vjeçarja kishte hapur derën e gabuar për të hyrë në ashensor e për pasojë duke rënë nga kati i 8 i objektit. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga ngjarja tragjike, policia ka bërë të ditur se nuk ka asnjë person të ndaluar si përgjegjës për sigurinë teknike të pallatit.

(Në foto: 46 vjeçarja e gjetur e vdekur në ashensor)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO