PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA
-Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim  Lize Kolan, me detyrë Administratore e ndihmës ekonomike në Lezhë-
TIRANË, 8 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetases Lize Kola, administratore e Zyrës për Ndihmën Ekonomike, komuna Ungrej, e akuzuar për "shpërdorim detyre" me një dëm ekonomik në vlerën e rreth 1 milion lekë të reja.
Nga hetimi ka rezultuar se e pandehura, në kundërshtim me ligjin, ka shpërndarë pagesa të ndihmës ekonomike për persona që nuk kanë qenë në Shqipëri ose personave që nuk u takojnë të merrnin këtë pagesë nga ana e institucioneve shtetërore.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të dorëzuar nga ana e Shërbimit Social Shtetëror pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë./a.g/