Lezhë/ Aksion për lirimin e hapësirave publike

Bizneset dhe qytetaret në Lezhë nuk do mund ti shfrytëzojnë më hapësirat publike, duke bllokuar lëvizjen nëpër trotuare. Prej muajit prill bashkia ka miratuar rregulloren qe përcakton modalitetin dhe mënyrën sesi duhet te menaxhohen hapësirat publike dhe prej ditësh ka nisur zbatimi në terren.

Pas njoftimit të subjekteve, grupi i punës i përbërë nga Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Taksave Vendore kanë nisur aksionin për lirimin e hapësirave të zaptuara në qytet.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku thotë se do të ketë tolerimi ndaj subjekteve që nuk zbatojnë ligjin.

Zaptimi i hapësirave publike ishte kthyer në shqetësim për lëvizjen e qytetareve në Lezhë dhe me këtë rregullore të re, synohet ti jepet zgjidhje përfundimtare kësaj problematike që vijonte prej vitesh.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari