LEZHË - Kuzhinat në kopshtet e çerdhet e Lezhës lënë për të dëshiruar. Gjendja është përmirësuar, por vihet re që në institucionet që janë në varësi të pushtetit lokal duhen ndërhyrje të menjëhershme.
 
Kopshti i fëmijëve në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës prezanton një situatë problematike, për të cilën duhet reagim i menjëhershëm. Alarmin për këtë situatë e ka dhënë drejtori i Autoritetit kombëtar të Ushqimit në Lezhë Lek Prendi.
 
Sipas tij kushtet higjeno-sanitare janë të garantuar vetëm në institucionet private, ndërsa ka shtuar se vijojnë monitorimet e këtij institucioni dhe se po veprohet edhe në bashkpunim me bashkinë e këtij qyteti për të zgjidhur problematikën.
 
Të gjitha kuzhinat në kopshtet e çerdhet shtetërore dhe private në qarkun e Lezhës janë inspektuar deri më datën 30 shtator. Kemi probleme me kopshtin te lagjia ‘Skanderbeg’, kuzhina e tyre të lë për të dëshiruar. Është pushteti lokal ai që do lëvrojë fondet për përmirësimin e saj. Jemi në tratativa me pushtetin lokal , me Bashkinë e Lezhës, me inspektoratin që t’i japim sforco për rregullimin.” – tha Lek Pendi  Drejtor i AKU-s Lezhë.

kopshti lezhe
kopshti lezhe
 
Megjithëse këto probleme janë të njohura në Lezhë, në mungesë të zgjidhjeve alternative, prindërit e këtyre fëmijëve janë të detyruar të pajtohen me këto kushte, që sigurisht nuk janë garanci për shëndetin e fëmijëve të tyre.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)