Lezhë, anija “fantazmë” kërcënon
ekosistemin në plazhin e Shëngjinit

Lezhë, anija “fantazmë” kërcënon<br />ekosistemin në plazhin e Shëngjinit
Një anije mallrash prej disa kohësh është ankoruar në portin e Shëngjinit. Anija disa tonësh është tërësisht e rrënuar dhe e ndryshkur.

Pritet që brenda pak ditësh të fillojë edhe prerja e saj që do të shkojë për skrap.

I kontaktuar me telefon, drejtori i Portit, Gjovalin Tusha shprehet se janë edhe tre anije te tjera te cilat kanë bllokuar një pjesë të portit të Shëngjinit dhe pritet të shkatërrohen. Tusha gjithashtu thotë se, për anijen e mallrave ka një leje nga Ministria e Transporteve e cila i ka dhënë të drejtë pronarit të saj të bëjë ankorimin në këtë port.

Por shkatërrimi i një anije të tillë në një port si ai i Shëngjinit, ku kryesisht përdoret për peshkim do të shkaktonte një katastrofë ekologjike. Pritet që në ditët në vijim të nis edhe copëtimi i anijes mijëra tonësh e cila është ankoruar në Shëngjin, që mund të rezultojë fatale për mjedisin dhe ekosistemin. Ngrihen pikëpyetje se si kjo anije ka përfunduar në këtë port dhe cili ishte qëllimi i saj.

[gallery]22009[/gallery]
Asnjë port shqiptar nuk ka leje për të bere çmontim anijesh 

Kjo anije, e dal nga qarkullimi, duhet të shkonte për çmontim vetëm në portin e Raguzës në Itali. Pasi asnjë port shqiptar nuk ka kapacitetet dhe të drejtë të bëjë demontimin e anijeve që dalin nga qarkullimi dhe janë të destinuara për skrap. Mbetet për tu parë se cilat do të jenë edhe masat që do të marrin institucionet për të larguar anijen e amortizuar që aty dhe për më tepër të mos lejojnë atë që deri më tani përflitet, prerjen e saj dhe dërguarën për skrap, pasi një veprim i tillë do të rezultonte fatal për mjedisin.

Gjithashtu pikpeytje ngrihen edhe për faktin se në ç’kushte sigurie do te behet, çmontimi dhe a është i përshtatshëm porti i Shëngjinit dhe nëse pop se e gjithë kjo në prag të sezonit turistik. Për të zbardhur historinë e kësaj anije Report Tv do ti drejtohet edhe institucioneve për të mësuar se çfarë do të bëhet me të. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla