Policia e Lezhës ka ekzekutuar një vendim të Apelit të GJKKO-së, duke konfiskuar 9 pasuri të tjera që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Në njoftimiin për mediat pasuritë janë 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente. Ato ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33815 m².
Sipas statistikave gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Lezhës janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².
Njoftimi i plotë:
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.
Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².
Komente











