Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të merrte sot një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra.
Lidhur më këtë gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se trupa nuk pati unanimitet, pasi njëra prej anëtarëve të trupës e cila është e besuara e Berishës doli kundër.
‘GJK duhet që të shprehet për këtë çështje për të vendosur edhe një lloj norme në vijim që të mos ketë më debate. Bllokimi i kalimit për gjykim në Kushtetuese është një lojë e Berishës. Një anëtare që ka lidhje me familjen Berisha e ka kundërshtuar kalimin për shqyrtim në seancë plenare. Kur një anëtarë kundërshton çështjen në seancë plenare sipas ligjit çështja i kalon seancës plenare për të vendosur dhe vendoset me shumicë nëse do të kalojë ose jo’, tha ai.
Doçi tha se nëse SPAK do t’i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitet të Ballukut dhe nuk miratohet, SPAK mund të nxjerrë pjesë nga dosja.
'SPAK mund ti drejtohet kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut bazuar në vendimin e GJK për ti hapur rrugë marrjes së një mase sigurie. Heqja e imunitetit të Ballukut mund të çojë në një precedentë që qeveria të kundërshtojë heqjen e imunitetit për Ballukun. Por SPAK duke kërkuar heqjen e imuniteti e miraton ose jo parlamenti lexon dosjen dhe mund të nxjerr detaje të llahtarshme që diskrediton qeverinë. Nëse ka sinjale që qeveria e kundërshton SPAK mund të lexoj pjesë nga dosja hetimore. Janë 5 mijë faqe dosje është dosja më e rëndësishme dhe serioze sa i takon goditjes së korrupsionit, edhe pse deri tani nuk kemi ende akuzë për korrupsion, mund të shkohet në një moment tjetër në atë akuzë’, tha ai.
Për juristin Romeo Kara, seanca në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun duhet që të jetë publike, pasi sipas tij ka interes publik.
‘Masat shtrënguese janë që personi të mos largohet sidomos kur parashikohet që mund të jenë të rënda dhe masat ndaluese si pezullimi janë për të ruajtur procesin. Është një organ akuze dhe një gjykatë që vlerëson a mund që personi të bëjë vepra të tjera që të dëmtojë provat apo të intimidojë dëshmitarët atë e dinë ata. Po seanca në GJK duhet që të jetë e hapur, pasi ka interes shumë të madh publik’, tha ai.
Komente












