LEZHË – Tre të rinj janë arrestuar sot dhe një i mitur është vënë nën hetim, pasi udhëtonin me me automjet me lëndë narkotike me vete dhe armë të ftohtë, dhe tentuan t’i shmangeshin kontrollit të policisë.
Në komunikatën zyrtare të bluve sqarohet se Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega, po lëviznin me një automjet tip “Benz” në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, kur i ndaluan policisë pas disa minutave ndjekje.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një thikë.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së Pietro Gegës, një 26-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.
“U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin. U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia”,- njofton policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente











ubesojme
Përgjigju