24-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi 198 gr kokainë, e paketuar në 2 qese plastike.
Marsel Hysa do të përballet me akuzën për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Lezhë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Lissus"
Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit "Kokainë"
Arrestohet në flagrancë poseduesi
Më datë 23.11.2017, në vijim të punës për parandalimin e krimeve, goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Lissus".
Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit "Kokainë", e paketuar në 2 qese plastike.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO










