Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Lezhë, identifikohen 3 autorët! Vihet në pranga edhe 54-vjeçari, qëlloi me armë në drejtim të tyre (EMRAT)

LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë të ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur 54-vjeçari Agron Puka.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit Vinçens Tuku 32 vjeç, banues në fshatin Troshan, Amarildo Kola 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe Kevin Ndoka 18 vjeç banues në Shëngjin.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Agron Puka dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.

Po në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Agron Puka 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pistolete e 54-vjeçarit u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, bashkë me municion luftarak.Policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e 3 të shpallurve në kërkim, ndërsa zbardhur dhe motivi i ngjarjes.

Sipas policisë Agron Puka së bashku me djalin dhe vëllain e tij, 3 ditë më parë kishin dhunuar dhe goditur me sende të forta, 32-vjeçarin Vinçens Tuku dhe mëngjesin e së mërkures ai bashkë me dy personat e tjere që e shoqëronin kanë tentuar të marrin hak. Atentati ndaj Agron Pukës, ndodhi mëngjesin e datës 6 mars, para shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, ku nga të shtënat u rrezikuan dhe nxënësit e mësuesit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bashkia Lezhe: 07/03/2024 16:13

    Jane ushtaret e Kryetarit te Bashkise qe mbjellin terror neper banoret e Lezhes. Ky zotro Tuku na eshte edhe drejtor i madh ne bashki. Ja rregullon punet kryetari atij dhe me prokurorine e ja hedh lumin si dhe heret e tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty