LEZHË – Largohej shpeshherë nga shtëpia dhe rikthehej sërish, por pasditen e sotme babai nuk e ka toleruar më vajzen e tij dhe e ka qëlluar me automatik. Viktimë e këtij krimi në familje është Valentina Begu, 19 vjece, e divorcuar një vit më parë, ndërsa babai vrasës Nikoll Begu, 53 vjeç, është dorëzuar pas krimit.

Nga hetimet e para dhe dëshmitë e familjarëve, Valentina ishte larguar prej 3 ditësh nga shtëpia pa lënë asnjë adresë dhe është rikthyer rreth mesditës. Pas mbërritjes në banesë të të atit, ka nisur edhe debati mes tyre. Duke mos gjetur asnjë mënyrë komunikimi dhe asnjë bindje nga vajza e tij, Nikoll Begu ka marrë armën dhe e ka shkrehur mbi 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur.

Familjarët kanë lajmëruar policinë, të cilët e kanë gjetur brenda në banesë autorin dhe e kanë arrestuar. 53-vjeçari ka deklaruar se vajza e tij nuk i bindej, largohej në mënyrë të vazhdueshme nga shtëpia dhe kthehej sipas dëshirës së saj, duke e bëre situatën të patolerueshme, ndaj edhe e qëlloi. Babai ka qënë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka shfaqur shenja pendese për krimin e kryer.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)