Lezhë, banorët akuzojnë
kryebashkiakun për afera korruptive

Lezhë, banorët akuzojnë<br />kryebashkiakun për afera korruptive
LEZHË - Kreu i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj është akuzuar nga banorë të lagjes "Nënë Tereza" si të përfshirë në afera korruptive në ndërtimin e rrugës kryesore në këtë zonë.

Gjatë një ballafaqimi për projektin e hartuar, i cili parashikon prishjen e disa shtëpive, banorët kanë akuzuar kryebashkiakun për hartimin e këtij projekti me tendencë për të favorizuar disa, dhe për të dëmtuar disa të tjerë. 

Kreu i bashkisë Viktor Tushaj ka deklaruar se qytetarët të cilët nuk kane leje ndertimi nuk do të kompesohen, ndërsa per pjesen tjeter i ftoi që të paraqesin dokumentacionin ligjor ne menyre qe të likujdohen për dëmin që do u sjell projkti i rrugës.

"Dua që juve sot të kuptoni që absolutisht as edhe një lloj tendence nuk ka që të rëndohet dikush më shumë se sa tjetri. Por, ne kemi kërkuar që të mos krijojmë kosto sociale në realizimin e ktëj projekti", tha kryebashkiaku Tushaj.

Në lagjen "Nënë Tereza" do të shemben 77 objekte ndërtimi për ndërtimin e rrugës së re, ndersa aksioni do të shoqërohet sipas bashkisë nga forcat e rendit.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca