LEZHE- Dhjetra banorë të fshatit Manati, në komunën Kolsh të Lezhës protestuan sot për mungesën e energjisë elektrike e cila vazhdon prej 10 ditësh.
Rreth orës 11:00 banorët të mbështetur dhe nga kryetari i komunës Kolsh Ferdinand Ndoj nisën protestën nga qendra e komunës Kolsh për të vazhduar në drejtim të Lezhës.
”Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për 10 minuta dhe autostradën Lezhë-Fushë Krujë, duke mos lejuar lëvizjen e makinave në këtë aks”- bënë të ditur korrespondenti ynë në Lezhë Julian Hila.
Sipas banorëve është i pafalshëm dënimi kolektiv nga ana e CEZ dhe deklarojnë se nuk do t’i ndërpresin protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Protesta ne Kukes edhe 2 ditë më parë