Lezhë, banorët protestojnë, s’kanë
marrë shpërblimin e paaftësisë

Lezhë, banorët protestojnë, s’kanë<br />marrë shpërblimin e paaftësisë
LEZHE- Kërkojnë zbatimin e të drejtës së tyre, por nuk gjejnë mbështetjen e bashkisë së Lezhës. Familjet që trajtohen me pagesë paaftesie dhe ndihmë ekonomike në këtë njësi vendore kanë protestuar duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.
 
Sipas tyre, me këtë situatë rrezikohen edhe jetët e personave të sëmurë, pasi pagesat që marrin janë për blerjen e medikamenteve.
 
“Nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje, madje sorrollatja nga njëra zyrë në tjetrën është shprehje e indiferencës që kanë për këto kategori”, kanë shtuar në fjalën e tyre protesuesit.
 
Ky është vetëm fillimi, pasi familjet lezhjane që ende nuk kanë marrë pagesën e paaftësisë dhe ndihmën ekonomike do të jenë sërish në protestë.
 
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar gjatë prononcimit në media, ndërsa kanë shtuar se te zgjedhurit duhet të jenë më të angazhuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator