Lezhe- Besimtarët e krishterë në Lezhë kremtuan festen e "Shën Kollit", pajtorit të kësaj dioqeze. Proçesioni fetar nisi nga katedralja e vjeter e "Shën Kollit", që sot ndodhet memoriali i Gjergj Kastriotit.
Pasi u luten aty, besimtarët të udhëhequr nga përfaqësuesit e klerit katolik shtegtuan drejt katedrales së re të qytetit ku u mbajt dhe mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga nunci apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi.
Ipeshkvi i diaqozes së Lezhës Otavio Vitale thotë se "Shën Kolli" është shenjti që gëzon me dhurata fëmijet dhe ndihmon përsonat në nevojë.
Në të njejten linjë ishte dhe nunci apostolik në shqipëri Imzot Luigi Bonazzi, i cili duke ju referuar "Shën Kollit" tha se të gjithë kemi nevojë të marrim ato dhuarata për të jetuar mire jeten e krishtere dhe njerëzore.
Është herë e parë që unë kremtoi festen e Shën kollit këtu.Prandaj besoj se të gjithë jemi këtu me idene që do ta marrim diçka.Ne dimë që Shën Nikolla bën dhurata shumë të bukura dhe të gjithë ne kemi nevojë për ndonjë dhuratë të posaçme dhe të veçantë.Ndoshta nuk e dimë saktësisht se çarë duam, por ndaj marrim pjesë në këtë ritual fetar me atë vetëdijë se secili prej nesh do të marrë atë që i nevojitet, pra të marrë ato dhuarat që i duhen për të jetuar mire jeten e vet të krishterë dhe njerëzore"
"Shën Kolli" festohet nga besimtaret katolik çdo pesë dhjetor në mbrëmje ku me këtë rast është traditë të flijohet një gjel dhe të ndizet qiriu i Shën Kollit para darkës familjare.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)
14 Janar, 14:22
-
Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
14 Janar, 13:56
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Përmirësohet situata e motit në Lezhë! Rikthehet energjia elektrike dhe rinis procesi mësimor
14 Janar, 09:09
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Moti i keq/ Era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit (VIDEO)
13 Janar, 15:35
-
Lezhë/ Prag-tragjedie në Torovicë, shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi! (VIDEO)
13 Janar, 13:47
-
Moti i keq/ Dhjetëra hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Kurbin
13 Janar, 12:00
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49