LEZHË, 14 Gusht/ATSH-Gaspër MARKU/- Një 55 vjeçar banues në Ishull Lezhë, humbi jeten aksidentalisht pasditen e së enjtes, pasi nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, në një informacion paraprak, bëjnë të ditur për ATSH-në se viktima quhet Hajri Jakupaj, dhe se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i rënies në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ka qenë duke montuar një automat tek firma "Ujkaj".
Në vendngjarje ka mbërritur menjeherë grupi hetimor, i cili po kryen veprimet proçeduriale. /a.f/m.m/











