Lezhë, bie numri i punëkërkuesve
Delishi: Ka punë por refuzohen

Lezhë, bie numri i punëkërkuesve<br />Delishi: Ka punë por refuzohen
Numri i punëkërkuesve gjatë vitit 2016 është ulur me më shumë se 34 %, duke e krahasuar me një vit më parë në qarkun e Lezhës.

Shifrat janë bërë bërë publike nga zyra rajonale e punësimit në Lezhë. Drejtori i këtij institucioni Fatmir Delishi tha se kjo ka ardhur pasi numri i të punësuarve gjatë vitit që lamë pas është rritur ndjeshëm dhe sipas tij punësimet më të shumta kanë qenë në sektorin e fasonëve dhe hoteleri- turizëm.
 
Një ndikim tjetër në uljen e numrit të të papunëve në Lezhë kanë dhënë dhe programet e nxitjes së punësimit. Por pavarësisht shifrave papunësia vijon të mbetet e lartë në qarkun e Lezhës, pasi shumë qytetar nuk regjistrohen si punëkërkues në Zyrën Rajonale të Punësimit
 
“Numri i punëkërkuesve pa punë ka rënë në numrin e 34.5% krahasim me 2015. Në 2016 janë punësuar 1305 punë kërkues të papunë përveç punësimeve që kanë bërë subjektet në bazë njohjeje. Kryesisht në sektorin e fasoneve dhe hoteleri- turizëm dhe mbi 80% janë të rinj dhe të reja pasi edhe tregu i punës i kërkon nga 18- 40 vjeç. Bashkia na ka paraqitur sivjet kontigjen me 250 familje më shumë familje se në të njëjtën periudhë të vitit 2016. Kjo tregon që po stimulohen njerëzit drejt dembelizmit, drejt ndihmës ekonomike në një kohë kur unë kam në qarkun e Lezhës mbi 300 vende të lira pune”, tha Delishi.
 
Delishi i ka kërkuar pushtetit vendor që ti orientojë njerëzit drejt punës dhe jo ndihmës ekonomike, pasi aktualisht ka vende të lira punë por që refuzohen nga qytetarët.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Balla nga Vlora: Këtë vit heqim vendin nga ‘harta e kanabisit’, territorin e vëzhgojmë me dronët ‘Bayraktar’

Balla nga Vlora: Këtë vit heqim vendin nga ‘harta e kanabisit’, territorin e vëzhgojmë me dronët ‘Bayraktar’