Lezha u dedikoi një mbrëmje të gjatë emigranteve të saj, vizitoreve dhe pushuesve të cilët kishin zgjedhur që të ishin në këtë qytet këtë 15 gusht. Aktivitetet e nisura që prej 5 gushtit kulmuan me një koncert festiv të organizuara me këtë rast, që prej 11 vitesh kujtohet si dita e shtegtarëve. Pjesë e organizimit për këtë festë ishte Birra Tirana në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë. Të shumtë ishin qytetaret që tejmbushën sheshin "Gjergj Kastrioti", duke shijuar përformancen e artisteve me në zë të skenes shqiptare, si dhe shijen e Birres Tirana.
Padyshim që birra Tirana është birrë e mirë. Që nga vepra Juvenilja e Ndre Mjedës, është poezia e shtegtarit, ku flitet për shtegtarin që thotë pas fushës e pas malit e pret nëna djalin, atëherë e priste me shkop, sot e pret me birrë Tirana. Padyshim është birra më e mirë po na shijon.
Qytetarët në festën e shtegtarëve në Lezhë
Drejtori i Përgjithshëm i Birrës Tirana, Luan Bregasi u shpreh se Birra Tirana ka ardhur këtë vit me një cilësi dhe imazh të ri, duke përmbushur maksimalisht shijet e konsumatoreve.
Birra Tirana është pionerja e industrisë ushqimore në Shqipëri, është mbretëresha e birrave shqiptare. Iu jemi mirënjohës qytetarëve, bashkisë Lezhë dhe kompanisë organizatore. Vetë qyteti i Lezhës ka provuar se Birra Tirana është udhëheqëse e tregut në Shqipëri.
Luan Bregasi, Drejtor i Përgjithshem i Birrës Tirana
Festa e organizuar nga Birra Tirana në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë do të vijojë çdo natë deri më datën 25 gusht, duke iu dhënë në këtë mënyrë një tjetër dimension netëve verore në qytetin e Lezhës.