Lezha ka përkujtuar 547-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngjarje që shënon fundin e një perandorie që mbajti të pathyeshëm shtetin e Arbërit.
Në ceremoninë e organizuar pranë vendvarrimit të Skënderbeut, drejtues vendor, klerikë dhe deputetë të zonës kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë bërë homazhe në nderim të kësaj figure që në fund të jetës zgjodhi të shenjtëronte Lezhën duke vendosur që të prehej përjetësisht në këtë tokë.
Ndërsa ka vlerësuar këtë moment që e ktheu Lezhën në qendër të vëmendjes, kreu i bashkisë Viktor Tushaj ka vlerësuar figurën e Skënderbeut.
Në referimin e tyre për 547-vjetorin e vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë vënë theksin e fjalës së tyre tek e drejta e luftës së Skënderbeut për paqe e liri, duke shtuar se ky hero duhet të jetë shembull që të udhëheqë edhe të sotmen tonë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO