Lezhë, cigare pranë
shtyllave ku u vu tritoli

Lezhë, cigare pranë <br />shtyllave ku u vu tritoli

LEZHË – Vazhdojnë hetimet për vendosja e një sasie prej 4.5 kg tritol në linjat e tensionit të lartë të energjisë Koman-Elbasan dhe Fierzë- Elbasan. E vetmja gjurmë është një cigare e gjetur në vendngjarje dhe dy flamuj të PS-së dhe atij kombëtar që sipas policisë kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe se mund të jetë përdorur për të larguar gjurmët. Dy flamujt kanë qenë të vendosur mbi sasinë e tritolit, fakt që nuk është përdorur nga policia në hetimet e saj. Drejtori i policisë në Lezhës, Muharrem Furriku ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen janë shoqëuar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, ndërsa janë përqëndruar në disa pista hetimi.Ngjarja, e konsideruar si akt kriminal, pasi do të linte pa energji elektrike 75 % të territorit të vendit, nuk ka patur pasojat e pritshme nga autorët.
Vetëm gjysma e sasisë së lëndës plasëse ka mundur të shpërthejë, ndërsa 2.3 kg tritol që u gjenden të pashpërthyera janë ekzaminuar, por nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, çfarë ka bërë të mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm