Lezhë, dalin nga ngujimi fëmijët e familjeve që vuajnë plagën e gjakmarrjes

Gjakmarrja është një plagë e vjeter e shoqërisë që ka prekur 36 familje në qarkun e Lezhës. Por për pajtuesin e gjaqeve, Pjeter Gjoka, e rëndësishme është se këtë vit nuk ka asnjë fëmijë të ngujuar. Ata ndjekim shkollën normalisht.

“Ne kemi arritur t’i nxjerrim fëmijët nga ngujimi. Kjo është arritje për ne, sepse ka zona të tjera në Tropojë apo Shkodër që kanë ende fëmijë në izolim”, tha Gjoka.

Bashkia e Lezhës, në përgjigje të interesimit të Report tv bën të ditur se nder vite jane menaxhuar tre familje me femije ne moshe shkollore, te cilet merrnin mesim në banesa. Kete vit eshte arritur qe te gjithe femijet te dalin nga ngujimi dhe te mesojne ne bankat e shkollës me bashkemoshataret.

Situata e gjakmarrjes vijon të mbetet problematike për shkak të krimeve të pazbardhura, thekson misionari Pjeter Gjoka, duke shtuar se policia nuk është prezente në komunitet për të parandaluar të tjera vrasje.

“Situata nuk është e mirë. Është folur shumë për policimin në komuniktet, por ky projekt ka mbetur në letër, në të vertete nuk punohet në komunitetin për parandalimin e ngjarjeve”, tha ai.

Në qarkun e Lezhës numerohen 36 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes, përkatësisht 30 banojnë ne bashkinë e Lezhes dhe 6 të tjera në Kurbin e Mirditë.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2024 02:19

    Mire do te ishte qe femijet e paleve kundershtare te mbahen bashke,qe te behen shoke dhe kur te rriten te mos e shohin njeri-tjetrin si gjaksa te perjetshem.Po t'a njohesh tjetrin nga afer me vite,te kesh ndare buken,mendimet,preferencat,problemet,ndoshta nuk do te shikosh /gogolin/qe zakonisht te meson familja e fisi te shohesh ne te e rrjedhimisht te ushqesh me gjak te pafajshem kanunin e L.Dukagjinit,se kanuni eshte si lubi qe mbahet ne jete vetem me gjak te fresket e te vazhdueshem te te pafajshmeve.Po te vdese gjakmarrja e njerezit te mesohen te falin e te duan njeri-tjetrin dhe t'ja lene drejtesise te beje punen e vet,pa bere vete vetegjyqesi,ndoshta mund te vdese dhe kanuni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)