Lezhë, dëmtohet shëtitorja, Bashkia:
S'e marrim në dorëzim pa u riparua

Lezhë, dëmtohet shëtitorja, Bashkia:<br />S'e marrim në dorëzim pa u riparua
Shëtitorja e dëmtuar në bregun e lumit Drin në Lezhë akoma pa u marrë në dorëzim nga Bashkia ka filluar riparimin nga e para, pasi cilësia e dobët e punimeve ka bërë që ajo të dëmtohet në shumë pjesë të saj.

Për ndërtimin e kësaj shëtitore, qeveria shqiptare ka investuar 1 milion euro. Ndërkohë që kanë nisur ndërhyrje për riparimin e saj, përgjegjësi i punimeve thotë se me këto ndërhyrje që po bëhen nuk do të ketë probleme të tjera.

“Ka disa probleme se dheu është i hedhur dhe shtresat janë shumë të dobëta nga prohekti. Kjo ndërhyrje për këtë pjesën këtu i jep garanci, ndërsa për pjesën matanë Drinit poshtë Stelës duhet të ndërhyjë Bashkia që të na jap projektin se çfarë mund të bëjmë aty ose një projekt të ri për të bërë riparimet”, Mark Vucaj, përgjegjës i punimeve.

Në lidhje me problemet e dala në shëtitorën e lumit Drin, kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj është shprehur se kjo shëtitore nuk merret në dorëzim pa u bërë punimet siç janë paraqitur në projekt.

“Një nga investimet serioze të qeverisë shqiptare në fund të mandatit të kaluar e cila për hir të së vërtetës duke qenë se ishte në ngutje e sipër nuk u krye në cilësinë që duhej. Unë kam marrë kontakte të drejtëpërdrejta me firmën në fjalë dhe është objekt që nuk merret në dorëzim pa përfunduar, natyrisht për të mirën e Lezhës, e bërë me taksat e shqiptarëve dhe të lezhjanëve. Për rrjedhojë do të kërkojë llogari në cilësinë e kryetarit të Bashkisë që ai objekt të përfundohet ashtu siç është në projekt. Në fazën që ne flasim objekti është shumë larg projektit. Në momentin që ajo të përfundojë do ta marrë në dorëzim dhe do t’ua paraqes qytetarëve lezhian”, u shpreh Frrokaj.

Në lidhje me këtë shëtitore Bashkia e Lezhës ka kërkuar fonde shtesë për mirëmbajtjen e saj, pasi kostot janë shumë të larta, ndërkohë që nuk mund të mbulohen nga bashkia e Lezhës. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament